Futbollisti Mario Baloteli është gjithmonë në qendër të mediave sportive për shkak të skandaleve që ai shkakton. Të dielën që shkoi gjatë ndeshjes Inter-Kievo, tifozët zikaltër e fyen vazhdimisht me kore raciste, gjë që i kushtoi Interit një gjobë, ndërsa dje ka ardhur edhe përgjigja e Super Marios.
“Më mirë të jem një majmun, sesa idiot interist si ju”, shkroi ai. Postimi qëndroj vetëm për pak orë dhe më pas u fshi. Nga ana tjetër Milani reagoi duke mohuar se ajo faqe ka qenë e Balotelit: “Mario nuk ka asnjë profil në rrjetet sociale, kështu që gjithçka është shfaqur, janë false”